Rrahmani fiton derbin ndaj Strakoshës dhe Hysajt në Serie A! Napoli lider i ri

Futboll

Rrahmani fiton derbin ndaj Strakoshës dhe Hysajt në Serie A! Napoli lider i ri

Nga: K.G. Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 22:48
Rrahmani fiton derbin ndaj Strakoshës dhe Hysajt në Serie A! Napoli lider i ri

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, me Napolin triumfojnë në udhëtim, me rezultat 2:1 ndaj Lazio-s, në takimin e javës së 27-të në Serie A.

Rrahmani fiton në përballje me portierin e Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakoshën dhe mbrojtësin Elseid Hysaj.

Strakosha u paraqit standard e Hysaj nga minuta e 71-të, por me Lazion hasën në një rival të fuqishëm.

Futbollisti Insigne në minutën e 62-të ka shënuar për Napolin dhe Pedro barazon në atë të88-tën 1:1.

Në minutën e 94-të, Ruiz shënon për fitoren e madhe të Napolit. 

Napoli kryeson me 57 pikë, pasojnë Milani me 57, Interi 55, Juventusi 50, Atalanta 44, Roma 44, Lazio 43 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat