Pamjet/ Kaos në stadium pas derbit Crvena zvezda – Partizani, i vihet flaka stadiumit

Futboll

Pamjet/ Kaos në stadium pas derbit Crvena zvezda – Partizani, i vihet flaka stadiumit

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 01:01
I vihet flaka stadiumit

Ndeshja mes Crvena Zvezdas dhe Partizanit përfundoi me trazira në mes të tifozëve në stadiumin “Ylli i Kuq”. Ulëset e stadiumit u vënë në flakë nga tifozët e Partizanit, si dhe pati përleshje mes tifozëve.

E gjithë kjo ndoshi pasi tifozët e Crvena zvezdas paraqitën një koreografi me një pamje nga filmi “Vrapimi i Fundit i Maratonistit”, ku shihen varreza. Me këtë simbolikë, tifozët e Crvena zvezdas kërcënuan tifozët e Partizanit se do të mbetën të vdekur, pasi që edhe quhen “grobaret (varremihësit).

Trazirat vazhduan edhe një orë pas përfundimit të derbit, transmeton Klankosova.tv.

As një orë pas përfundimit të ndeshjes, xhandarmëria nuk arriti të qetësojë publikun në tribunën jugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat