Klubet ruse nuk mund t’i gjeni më as në LiveScore

Futboll

Klubet ruse nuk mund t’i gjeni më as në LiveScore

Më: 1 mars 2022 Në ora: 20:00
LiveScore

Faqja e njohur sportive e cila ofron lajme dhe rezultate nga të gjitha sportet “LiveScore” ka vendosur që të solidarizohet me popullin e Ukrainës pasi kjo e fundit po sulmohet nga Rusia prej disa ditësh.

Në njoftimin e lëshuar të martën, kjo faqe ka njoftuar se LiveScore nuk do të shfaqë përmbajtje nga asnjë ndeshje apo garë në Rusi

“Në solidaritet me popullin e Ukrainës, “LiveScore” nuk do të shfaqë përmbajtje nga asnjë ndeshje apo garë në Rusi për një afat të pacaktuar.

Kjo përfshin çdo nivel të garave profesionale që përndryshe do të ishin paraqitur në shërbimin tonë. Populli i Ukrainës është në ballë të mendimeve tona dhe ne dënojmë me gjitha veprimet e ndërmarra nga qeveria ruse”, thuhet në njoftimin e lëshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat