Krasniqi: Nuk do të jem më pjesë e FC Prishtinës

Futboll

Krasniqi: Nuk do të jem më pjesë e FC Prishtinës

Më: 1 mars 2022 Në ora: 20:33
Krasniqi: Nuk do të jem më pjesë e FC Prishtinës

Leotrim Krasniqi konfirmon largimin nga Prishtina.

Krasniqi ka punuar si trajner me kategori të reja. Ai ka arsyetuar edhe largimin e tij nga klubi me renome.  

“Nuk do të jem më pjesë e FC Prishtinës.

Në vendin tonë të mos nënshtrohesh duhesh të tregosh karakter, guxim dhe dëshirë të fort për të mbet i pastër.  

Jam rritur me familjen time në frymën e ndershmërisë dhe të dinjitetit njerëzor dhe kam mësuar që çdo sukses është i pa vlerë pa ato vyrtyte njerëzore . 

Pse për djersën time duhet t’ia i shtrij qafën dikujt dhe të i bëhem servil dhe ai të merr vendime për punën time, pse për djersën time të i zvarritëm ndonjë të ’forti’ dhe të jem leckë e tij në punën time. 

Jo unë nuk jam karakter i tillë, gjithmonë jam i gatshëm për bashkëpunim profesional, gjithmonë deri aty ku nuk cenohet integriteti im. 

Mundem të gaboj si çdo njeri, por asnjëherë kurrë nuk marr vendim kundër dikujt qëllimisht për favore të dikujt tjetër apo për qëllime të tjera. 

Tash si çdo herë tjetër jam i gatshëm për sfida të reja, do të vazhdoj të punoj fort, njëjtë si prej ditës të parë kur kam fillu si trajner. 

Nuk gjej arsye me ndryshu. 

Faleminderit dhe ju prift e mbara të gjithë atyre personave që punuam së bashku në klub”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat