Imeri me Servetten me pikë të plota, Young Boys ngec në luftë për titull

Futboll

Imeri me Servetten me pikë të plota, Young Boys ngec në luftë për titull

Nga: K. Goca Më: 1 mars 2022 Në ora: 22:30
Imeri me Servetten me pikë të plota, Young Boys ngec në luftë për titull

Futbollisti Kastriot Imeri me Servetten shënuan fitore të madhe në përballje me Young Boys-in, në takimin e javës së 24-të të Superligës së Zvicrës.

Reprezentuesi i Zvicrës, Imeri, u paraqit 90 minuta, duke treguar shpirt luftarak ndaj rivalit. 

Schalk në minutën e 3-të realizoi për triumfin e madh ndaj Young Boysit.

Servette zë vendin e pestë me 32 pikë, ndërsa kjo humbje Young Boysit do t’i dhemb shumë për faktin se ngecin në luftë për titull, duke u renditur në vend të dytë me 43 pikë apo ka 10 me pak se lideri Zurich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat