Paçarada me St. Paulin luftuan deri në fund, por eliminohen nga Kupa e Gjermanisë

Futboll

Paçarada me St. Paulin luftuan deri në fund, por eliminohen nga Kupa e Gjermanisë

Nga: Kemajl Goca Më: 1 mars 2022 Në ora: 22:40
Paçarada me St. Paulin luftuan deri në fund, por eliminohen nga Kupa e Gjermanisë

Futbollisti nga Kosova, Leart Paçarada, me St. Paulin, fituan deri në frymën e fundi por nuk ia dolën në Berlin. 

Union Berlini ka shënuar fitore minimale me rezultat 2:1 ndaj St. Paulit, në takimin e çerekfinales së Kupës së Gjermanisë. 

Paçarada u paraqit kapiten, duke i dhënë motiv të madh bashkëlojtarëve por të pafat në këtë sfidë të luftuar deri në fund. 

Becker (45'), Voglsammer (75') shënuan për Union Berlinin dhe Kyereh (21') për St. Paulin.

Union Berlini kualifikohet në gjysmëfinale e St. Pauli i pafat, eliminohet nga garat e Kupës gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat