Howson: Fitorja ndaj Manchester United na ka dhënë besim

Futboll

Howson: Fitorja ndaj Manchester United na ka dhënë besim

Më: 2 mars 2022 Në ora: 15:21
Howson: Fitorja ndaj Manchester United na ka dhënë besim

Mbrojtësi dhe kapiteni i Middlesbrough, Jonathan Howson, ka komentuar fitoren e arritur kundër Tottenham-it në Kupën e Anglisë. Një sukses që ka ardhur me një gol në kohën shtesë dhe që është “motivuar” nga djali i tij.

Duke folur për BBC, futbollisti ka zbuluar atë që ka ndodhur para fitores, madje edhe para triumfit ndaj Manchester United, një tjetër ekip i madh i eliminuar para sfidës me Spurs.

“E dinim se do të kishte qenë e vështirë fizikisht sepse Tottenham ka lojtarë të nivelit të lartë që mund ta kontrollojnë mirë topin dhe të na vënë në vështirësi”, ka shpjeguar Howson.

“Kemi treguar një lojë të mirë. Fitorja ndaj Manchester United na ka dhënë besim, e kemi shijuar. Momente si kjo fitore nuk ndodhin shumë shpesh dhe duhet t’i shijosh. Djali im Harry ka thënë jo shumë kohë më parë se nuk do të kishim arritur ta mundnim Cristiano Ronaldo-n.

“Para ndeshjes kundër Tottenham-it ka thënë të njëtën gjë për skuadrën e Harry Kane. Tani mund t’i themi se i kemi mundur”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat