E ardhmja e Rudiger mes dy gjigantëve europianë

Futboll

E ardhmja e Rudiger mes dy gjigantëve europianë

Më: 2 mars 2022 Në ora: 15:48
E ardhmja e Rudiger mes dy gjigantëve europianë

E ardhmja e Antonio Rudiger ka shumë të ngjarë të jetë larg Londrës. Gjermani, dikur i Romës, është një nga pjesët e çmuara të merkatos me parametër zero në të gjithë Evropën.

Sipas raportimeve të “Sky Sports UK”, menaxheri i futbollistit është në kontakt të drejtpërdrejtë me dy klube, ku mund të transferohet Rudiger: Real Madridi dhe Paris Saint-Germain. Interesim ka pasur për të edhe nga Italia, por prej kostos dhe vullnetit të vetë lojtarit, ndjesia është se nuk arrihet dot.

Pak ditë më parë, vetë futbollisti do të shprehej mbi këtë temë: “E ardhmja ime? Jam mirë këtu te Chelsea, këtë e kam thënë gjithmonë.

Mendoj se edhe nga jashtë mund të shihni sa i lumtur jam këtu, veçanërisht për mënyrën se si luaj. Qëndrimi im nuk varet vetëm nga unë, janë njerëz të tjerë që duhet të marrin vendime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat