Vendimi i UEFA-s: Klubet & kombëtarja e Bjellorusisë do të luajnë në fushë neutrale e pa spektatorë

Futboll

Vendimi i UEFA-s: Klubet & kombëtarja e Bjellorusisë do të luajnë në fushë neutrale e pa spektatorë

Më: 3 mars 2022 Në ora: 14:48
Vendimi i UEFA-s: Klubet & kombëtarja e Bjellorusisë do të luajnë në fushë neutrale e pa spektatorë

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sërish këtë të enjten përmes video-konferencës për ta marrë vendime të tjera duke ndjekur situatën në Ukrainë.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme ku mori pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka si anëtar i KE-së, UEFA vendosi që klubet dhe kombëtarja e Bjellorusisë që marrin pjesë në kompeticionet e UEFA-s do t’i luajnë ndeshjet e tyre, të programuara në shtëpi, në një fushë neutrale me efekt të menjëhershëm.

Për më tepër, asnjë spektator nuk do të mund të ndjekë ndeshjet në të cilat skuadrat nga Bjellorusia janë pritëse.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të thërrasë mbledhje të mëtejshme të jashtëzakonshme në mënyrë të rregullt për të rivlerësuar situatën e vazhdueshme ligjore dhe faktike për të miratuar vendime të mëtejshme sipas nevojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat