Dy yjet e Kombëtares së Shqipërisë ndëshkohen me të kuq

Futboll

Dy yjet e Kombëtares së Shqipërisë ndëshkohen me të kuq

Më: 6 mars 2022 Në ora: 14:35
Dy yjet e Kombëtares së Shqipërisë ndëshkohen me të kuq

Një ngjarje interesante ka ndodhur në ligën e parë të Turqisë në ndesjjen mes Boluspor dhe Bursaspor.

Dy lojtarët e Shqipërisë, Bekim Balaj dhe Odise Roshi që luajnë për Boluspor u ndëshkuan me karton të kuq në intervalin e 12 minutave.

Fillimisht Bekim Balaj asistoi në golin e epërsisë për vendasit në minutën e 42-të, para se ta merrte kartonin e dytë të verdhë në minutën e 54-të.

Nuk vonoi shumë dhe Odise Roshi u ndëshkua dy herë me karton të verdhë në minutën e 66-të, për t’i bërë shoqëri Balajt në zhveshtore.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat