Batatina ndan 5,000 euro për Fondin e Sigurisë

Futboll

Batatina ndan 5,000 euro për Fondin e Sigurisë

Më: 8 mars 2022 Në ora: 22:11
Batatina ndan 5,000 euro për Fondin e Sigurisë

Klubi i futbollit Llapi nga Podujeva, ka bërë të ditur se drejtori ekzekutiv, Bejtush Batatina, ka ndarë 5 mijë euro për Fondin e Sigurisë, 

Kjo bëhet e ditur përmes një komunikate të klubit. 

“Drejtori Ekzekutiv i KF Llapi, z. Bejtush Batatina, pronar i kompanisë zvicerane "Perfekta Bern Zollikofen GmbH" ka kontribuar me 5,000 euro për Fondin e Sigurisë, e cila është hapur nga Qeveria e Kosovës.

Përkundër investimeve në klub, ai përsëri gjeti hapësirë të kontriboj për Sigurinë e Vendlindjes dhe Ushtrinë e Kosovës.
z. Bejtush Batatina në vitin 1990 i tha STOP regjimit serb dhe më pas mori rrugën e gurbetit, pastaj mbështeti financiarisht njerëzit e ilegales së asaj kohe për çlirimin e vendit tonë kurse tash kontribon financiarisht për rininë e vendit dhe klubin e qytetit.

Atdhe dashuria dhe besnikëria ndaj vendlindjes janë disa nga tiparet e veçanta që e karakterizojnë atë si personalitet”, shkruan në komunikatën e KF Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat