Zikaltrit do të arkëtojnë të paktën 64 milionë euro

Futboll

Zikaltrit do të arkëtojnë të paktën 64 milionë euro

Më: 9 mars 2022 Në ora: 17:28
Zikaltrit do të arkëtojnë të paktën 64 milionë euro

Inter është eliminuar nga Chelsea pavarësisht fitores së marrë në Anfield kundër Liverpool-it dhe i ka lënë takim kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube sezonin e ardhshëm me më shuë vetëbesim dhe me më shumë para në arkat e klubit.

Në total, zikaltrit do të arktojnë të paktën 64 milionë euro nga aventura europiane.

Jo rastësisht objektivi i deklaruar nga klubi ishte arritja e 1/8-ave: çdo hap i mëtejshëm do të kishte qenë akoma më i rëndësishëm, por dalja mes 16 skuadrave më të mira ishte e domosdoshme në aspektin sportiv dhe atë financiar pas dy viteve të vështira nga pandemia.

Siç ka shkruar CalcioeFinanza, Inter ka arkëtuar disa milionë euro duke marrë parasysh 15.64 për bonusin e pjesëmarrjes dhe 15,9 për renditjen dhjetëvjeçare/historike.

Këtyre i shtohen bonuset për rezultatet e arritura në fazën me grupe, të barabartë me 9.97 milionë euro dhe çmimi për arritjen në 1/8-at, i barabartë me 9.6 milionë euro.

Më pas është çështja e market pool, shifra e së cilës mund të përcaktohet vetëm në momentin e daljes së të gjitha skuadrave italiane (vetëm Juventus është në lojë): kuota minimale që do të arkëtohet nga zikaltrit, do të jetë e barabartë me 12.8 milionë euro.

Edhe nëse do të jetë kështu, duke llogaritur hipotezën më pak të favorshme për zikaltrit, Inter do të arkëtonte minimalisht 63.91 milionë euro nga Champions-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat