Eintracht Frankfurti dhe Lyoni më pranë kualifikimit

Futboll

Eintracht Frankfurti dhe Lyoni më pranë kualifikimit

Më: 9 mars 2022 Në ora: 21:51
Eintracht Frankfurti dhe Lyoni më pranë kualifikimit

Eintrachti i Frankfurtit dhe Lyoni hedhin një hap të sigurt drejt kualifikimit në fazën e 1/8-ave të Europa League-s

. Skuadra gjermane fitoi 1-2 në fushën e Betisit të Sevillas, rezultat që mund të kishte qenë edhe më I thellë nëse Borre nuk do të gabonte nga pika e bardhe e penalltisë në pjesën e dytë.

Kostic zhbllokoi takimin që në minutën e 10-të në “Benito Villamarin”, por Fekir ktheu baraspeshën në rezultat pa u mbushur gjysmë orë lojë.

Vetëm dy minuta më vonë Kamade i dha sërish epërsinë Eintrachtit, që e ruajti rezultatin 1-2 deri në fund të sfidës.

Ndërkohë takimin në “Estadio do Dragao” mes Portos dhe Lyonit e vendosi goli i ish-futbollistit të Milanit, Paqueta në minutën e 59-të. Vendësit barazuan në shtesë, por goli u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat