Humbja nga Real Madridi me rezultat 3-1 dhe rrjedhimisht edhe eliminimi nga Liga e Kampionëve natyrisht se e kanë tronditur trajnerin e Paris-Saint-Germain Mauricio Pochettinon.
Menjëherë pas ndeshjes ish-trajneri i Tottenhamit është pyetur se cila do të jetë e ardhmja e tij, por edhe ajo e sulmuesit Kylian Mbappe.
Por, duke qenë i ndikuar nga ajo disfatë në “Santiago Bernabeu”, Pochettino ka dashur t’i shmanget komenteve rreth kësaj çështje, por ka lënë shumë për të kuptuar se gjendja nuk është e mirë as për atë e as për sulmuesin e ri.
"Është thjesht e pamundur të diskutohet për këtë tani, nuk është momenti i duhur. Ne jemi vërtet të zhgënjyer sonte", tha ai për “RMC Sport”.
Mbappe është shumë i lidhur me një kalim te Real Madridit në afatin kalimtar të janarit.