Benzema shpallet lojtari i javës në Champions

Futboll

Benzema shpallet lojtari i javës në Champions

Më: 10 mars 2022 Në ora: 17:46
Benzema shpallet lojtari i javës në Champions

Karim Benzema është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës në UEFA Champions League.

Ai shënoi tre golat e Real Madridit ndaj PSG-së mbrëmë për t’i kualifikuar “Los Blancos” në çerekfinalen e garës më prestigjioze evropiane.

Ai shënoi tre golat në pjesën e dytë, në një ndeshje që dukej e humbur fillimisht për vendasit.

“Ne të gjithë e dinim. Benzema, lojtari i javës në Ligën e Kampionëve”, shkroi klubi spanjoll, Real Madrid në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat