Media e njohur britanike projekton formacionin e Tuchel-it me Armando Brojën

Futboll

Media e njohur britanike projekton formacionin e Tuchel-it me Armando Brojën

Më: 11 mars 2022 Në ora: 12:30
Media e njohur britanike projekton formacionin e Tuchel-it me Armando Brojën

Chelsea gjendet në një situatë të vështirë së fundmi. Roman Abramovich lajmëroi se do të shiste aksonet e klubit londinez, por këto të fundit janë ngrirë dhe skuadra nuk mund të bëjë asnjë lëvizje.

Pra blutë e Londrës deri më tani kanë një merkato të bllokuar.

Në këto kushte vëmendja do të kthehet e gjitha nga prodhimet brenda shtëpisë.

I tillë është edhe Armando Broja, i cili është rritur në akademinë e Chelsea-t dhe po shkëlqen në huazim te Southampton-i.

Media e njohur brintanike, “The Sun“, ka projektuar formacionin e Tuchel-it për sezonin e ardhshëm dhe maja e sulmit udhëhiqet nga Armando Broja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat