Pioli: Titulli është duke u bërë ende edhe më shumë i fortë

Futboll

Pioli: Titulli është duke u bërë ende edhe më shumë i fortë

Më: 11 mars 2022 Në ora: 17:48
Pioli: Titulli është duke u bërë ende edhe më shumë i fortë

Stefano Pioli ka prezantuar ndeshjen ndaj Empolit në një konferencë për shtyp të mbajtur disa minutë më parë. Tekniku italian, i pyetur nga gazetarët për ringritjen e Juventusit, pra formës së mirë që ekipi i “Zonjës së Vjetër” ka rimarrë, Pioli i është pyetur me ftohtësi dhe shpërfillje.

“Tiitulli është duke u bërë ende edhe më shumë i fortë. Për mua janë të paktën 5 ekipe që luftojnë për trofeun e Serie A.

Nuk mund të bëhen parashikime pasi skuadrat janë të forta dhe nuk lejohen hapat fals.

Inter tashmë u eliminua nga Champions dhe do t’i përkushtohet kampionatit. Por ne nuk duam të mbajmë mendjen te të tjerët. Ne duhet të punojmë fortë dhe të arrijmë fitoret.

A kam frikë nga forma e mirë e Juventusit? Frikë kam Empolin nesër, është një ekip i rrezikshëm”, është shprehur Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat