Derbi i Premier Ligës mes United dhe Tottenham, ja formacionet zyrtare

Futboll

Derbi i Premier Ligës mes United dhe Tottenham, ja formacionet zyrtare

Më: 12 mars 2022 Në ora: 17:37
United dhe Tottenham

Sonte me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante në stadiumin “Old Trafford” ku gjigandi anglez Manchester United pret në shtëpi Tottenhamin, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 29 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, United pësoi humbje të thellë 4:1 kundër Manchester Cityt, kurse Tottenhami e shkatërroi 5:0 skuadrën e Evertoni.

Momentalisht, të dy skuadrat janë duke luftuar për një vend në Top 4, ku United zë vendin e pestë me 47 pikë, krahas Tottenhamit që renditet në vendin e shtatë me 45 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për United nuk do të paraqiten Greenwood, Shaw dhe McTominay, kurse te Tottenham mungojnë Sessegnon, Skipp dhe Tanganga.

Tanimë të dy trajnerë kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Dalot, Maguire, Varane, Telles; Fred, Matic; Sancho, Pogba, Rashford; Ronaldo

Tottenham (3-4-2-1): Lloris; Romero, Dier, Davies; Doherty, Hojbjerg, Bentancur, Reguilon; Son, Kulusevski; Kane

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat