Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Milan-Empoli

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Milan-Empoli

Më: 12 mars 2022 Në ora: 20:07
Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Milan-Empoli

Milan-Empoli është sfida që mbyll ndeshjet e ditës së sotme në Serinë A.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë ritmin e fitoreve, por përballë ka një kundërshtar delikat si Empoli.

Skuadra e Stefano Piolit ndodhet në vendin e parë, por rrezikohet nga Interi dhe Napoli.

Një fitore në “San Siro” do t’i qetësonte kuqezinjtë në luftën për titullin kampion.

Empoli nga ana tjetër është në krizë rezultatesh dhe ka harruar si fitohet në kampionat. Megjithatë ndaj skuadrave të mëdha, Bajrami me shokë kanë treguar se dinë të bëjnë dëm.

Sfida fillon në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat