Xavi: Sot kemi bërë lojën më të mirë që prej kur unë jam këtu

Futboll

Xavi: Sot kemi bërë lojën më të mirë që prej kur unë jam këtu

Më: 13 mars 2022 Në ora: 23:49
Xavi Hernandez

Xavi Hernandez nuk ka kursyer lëvdatat për skuadrën e tij, pas ndeshjes ndaj Osasuna.

Barcelona ka bërë një ndeshje fantastike përballë Osasuna, duke triumfuar me rezultatin 4:0.

Përveç rezultatit, ‘Blaugrana’ bënë mirë edhe në posedim dhe presing ndaj kundërshtarit.

“Sot kemi bërë lojën më të mirë që prej kur unë jam këtu”, ka thënë Xavi.

“Kemi përmirësuar intensitetin, dëshirën që na mungoi të enjten (ndaj Galatasaray). Ne dinim si të sulmonim hapësirat. Ishte ndeshje komplete nga skuadra, po ashtu edhe në presingun pas topave të humbur”, ka shtuar trajneri i Barcelonës.

Gjithsesi, trajneri paralajmëroi se do të mendojë edhe për gjërat që duhet përmirësuar akoma.

“Unë jam një perfeksionist. Shkoj në shtëpi me kokën e mbushur me shumë mendime”, shtoi mes tjerash Xavi Hernandez.

Barcelona ndeshjen e radhës e luan përballë Galatasaray në Europa League, pastaj e pret ‘El Clasico’ përballë Real Madridit. /

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat