Simeone reagon pasi tifozët e gjuajtën me shishe plastike

Futboll

Simeone reagon pasi tifozët e gjuajtën me shishe plastike

Më: 16 mars 2022 Në ora: 11:21
Simeone reagon pasi tifozët e gjuajtën me shishe plastike

Diego Simeone thotë se nuk ishte në dijeni që tifozët e Manchester Unitedit e kishin gjuajtur me shishe plastike, edhe pse tifozët me këtë rast janë konsideruar të turpshëm me gjestin që e bënë dhe nga ky veprim UEFA do ta dënojë klubin anglez.

Trajneri argjentinas në fakt po shkonte me vrap drejt dhomave të zhveshjes për ta festuar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 1:0 ndaj “Djajve të Kuq”.

Por, tifozët në “Old Trafford” nuk e pritën aspak mirë mënyrën e vrapimit të trajnerit dhe filluan ta gjuanin atë me pijet që ishin duke i konsumuar.

“Unë isha duke u larguar nga fusha, po vrapoja sepse isha i lumtur dhe më pëlqen ta shijoj gëzimin në dhomën e zhvedhjes. Prandaj, nuk kuptova se çka ndodhi”, deklaroi pas ndeshjes Simeone.

Trajneri i “Los Colchoneros” u mundua ta ruante kokën pasi në drejtim të tij përfunduan shishe të ndryshme plastike nga tifozët e mllefosur për eliminimin e skuadrës së tyre.

Ndërkohë, sa i përket kualifikimit, Simeone tha se ky është një rezultat i punës së madhe që bëhet në këtë klub.

“Jam i lumtur. Shumë njerëz punojnë fort që ne t’i shijojmë këto momente. Ishte një paraqitje brilante e djelmoshave, njëra prej ndeshjeve më të mira këtë sezon”, përfundoi Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat