Neziri pas triumfit të Shkëndijes: Kjo fitore do të na ndihmojë shumë

Futboll

Neziri pas triumfit të Shkëndijes: Kjo fitore do të na ndihmojë shumë

Më: 20 mars 2022 Në ora: 11:23
Neziri pas triumfit të Shkëndijes: Kjo fitore do të na ndihmojë shumë

Shkëndija nga Tetova u kthye me fitore nga ndeshja në transfertë (2:0) kundër Skopjes, me dy gola të bukur të brazilianit Mensalao dhe Adenis Shalës. Nga ana tjetër vija mbrojtëse e kuqezinjve e kishte nën kontroll gjithë ndeshjen duke mos i lejuar kundërshtarit të kërcënojë më seriozisht portën e Shkëndijës.

 “Fitorja ishte e merituar, e kontrolluam ndeshjen gjatë gjithë 90 minutave. Në pjesën e parë, ngjashëm si edhe në të dytën, nuk i lejuam kundërshtarit të bëjë asnjë rast, edhe përkundër faktit që fusha ishte në gjendje të keqe.

Edhe përkundër kushteve të rënda, ne arritëm të marrim fitore të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit”.
Neziri: “Në këtë rast mbrojtja ka më shumë punë. Kundërshtari priste vetëm goditjet standarde, goditjet nga këndi dhe goditjet e dënimit rreth portës.

Ajo ishte e vetmja mënyrë e tyre për të rrezikuar portën tonë. Mirëpo ne ia dolëm mirë dhe nuk i lejuam kundërshtarit të shënojë prej goditjeve standarde.

Kjo fitore do të na ndihmojë shumë pasi që këto dy javë do të jemi më të qetë psikologjikisht. Do të kemi kohë të përgatitemi mirë për vazhdimësinë e kampionatit. Do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe do të kërkojmë fitoret deri në fund”, tha Mexhit Neziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat