Sulmuesi suedez: Ishte e vështirë te Juventus, më duhej ndryshimi!

Futboll

Sulmuesi suedez: Ishte e vështirë te Juventus, më duhej ndryshimi!

Më: 20 mars 2022 Në ora: 13:39
Sulmuesi suedez: Ishte e vështirë te Juventus, më duhej ndryshimi!

Transferimi në merkaton dimërore tek Tottenham në Premier League duket se ka rilindur Dejan Kulusevskin i cili tashmë nuk ngjason aspak me futbollistin që ishte te Juventus.

Sulmuesi suedez është shndërruar në një figurë të rëndësishme për trajnerin Antonio Conte ndërsa në një intervistë të fundit thekson se për të ishte shumë e rëndësishme të ndryshonte ambient pasi në Itali nuk po mundej të shprehej.

“Është e vështirë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshiron, të duhet të jesh shumë i fortë. Është frustruese të mos shfaqesh atë që ke në kokë dhe e ndjen menjëherë nevojën për një ndryshim.

Conte po më ndihmon shumë dhe më ka shuruar hapësirë në këtë moment. Më pëlqen shumë roli ku aktivizohem pasi kam mundësi të shënoj në çdo ndeshje”, tha Kulusevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat