Lubisha Tumbakoviqit ende po i kujtohet Kosova, kur u godit për tradhti ndaj Malit të Zi!

Futboll

Lubisha Tumbakoviqit ende po i kujtohet Kosova, kur u godit për tradhti ndaj Malit të Zi!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 mars 2022 Në ora: 21:33
Lubisha Tumbakoviqit ende po i kujtohet Kosova, kur u godit për tradhti ndaj Malit të Zi!

Lubisha Tumbakoviq është në listën e zezë përgjithmonë nga Mali i Zi. Tumbakoviq e tradhtoi Malin e Zi pak orë para ndeshjes me Kombëtaren e Kosovës pikërisht me 7 qershor të vitit 2019 në ndeshjen e Grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020! Mali i Zi nuk e kishte pritur një tradhti nga Tumbakoviq, i cili u largua, sipas tij nuk e njeh Kosovën. 

Lubisha Tumbakoviqit ende po i kujtohet Kosova, kur u godit për tradhti ndaj Malit të Zi!

Mirëpo, malazezët këtë gjest të turpshëm të tij, e goditën fuqishëm duke e shkarkuar!    

Lubisha Tumbakoviq ishte i ftuar në emisionin “Sceniranje” në televizionin ‘Kurir’, ku zbuloi disa budallaqe përkatësisht detaje se si u largua nga Mali i Zi. 

Trajneri serb Lubisha Tumbakoviq ka qenë selektor i Malit të Zi nga janari i vitit 2016 deri në qershor të vitit 2019, kur, siç thotë ai, pati një ndarje të shëmtuar.

Tumbakoviç nuk pranoi të drejtonte Malin e Zi kundër  kombëtares së Kosovës dhe kjo i kushtoi atij me punën e trajnerit te Mal të Zi. Gjithashtu në atë ndeshje nuk luajtën as futbollistët Mirko Ivaniq dhe Filip Stojkoviq.

 “Më vjen keq që u largova nga Mali i Zi dhe më vjen keq që isha trajner i Serbisë””, tha ai.

“Unë u largova nga Mali i Zi shumë i shëmtuar, u largova si dikush që tradhtoi dikë atje në një moment të caktuar, dhe erdha këtu si dikush që është patriot ose nacionalist. Ky është thelbi i tregimit.

Kam ardhur në Mal të Zi me ftesë të Dejan Saviçeviqit për të qenë përzgjedhës, kam dashur të formësoj karrierën time.

A ka gjë më të mirë se të jesh përzgjedhës i vendit tënd? Me Malin e Zi pata një histori fantastike, mediat dhe popullin. Kemi bërë rezultate të mira.

Ajo ndeshje kundër Kosovës ishte ngritur, e vetmja gjë logjike ishte që njëra pjesë patriotike të shprehej. Të paktën kështu mendoja në atëkohë, se ishte kaq e logjikshme - tha Tumbakoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat