Kumbulla bën gjestin fisnik për fëmijët e Ukrainës

Futboll

Kumbulla bën gjestin fisnik për fëmijët e Ukrainës

Më: 22 mars 2022 Në ora: 17:58
Kumbulla bën gjestin fisnik për fëmijët e Ukrainës

Marash Kumbulla ka arritur shifrën e 50 ndeshjeve me fanellën e Romës, që nga viti i kaluar ku u transferua nga skuadra e Veronës.

Një arritje e rëndësishme për 22 vjeçarin duke para ndryshimet e shpeshta që kanë ndodhur tek kryeqytetasit, por dhe përshtatja me skemën e lojës.

Këtë moment ai ka dashur ta ndajë me fëmijët, por veçanërisht për ata që po vuajnë në Ukrainë.

Mbrojtësi i Kombëtares ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Instagram ku tregon se do të jap për bamirësi për fëmijët në luftë.

Një gjest fisnik nga ana e Marash Kumbullës që tregon edhe një herë tjetër se futbolli na bën bashkë të gjithëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat