Një tjetër zgjidhje mund të jetë Fiorentina

Futboll

Një tjetër zgjidhje mund të jetë Fiorentina

Më: 22 mars 2022 Në ora: 18:05
Një tjetër zgjidhje mund të jetë Fiorentina

Mauro Icardi dhe PSG do të ndahen në qershor, megjithëse operacioni nuk do të jetë i lehtë. 60 milionë eurot e shpenzuara dy vite më parë për ta marrë nga Inter-i dhe 9 milionë euro rrogë në sezon përbëjnë një pengesë jo të vogël për t’i gjetur një ekip të ri argjentinasit.

Edhe në merkaton e dimrit, duke konfirmuar se Mauro ishte jashtë projektit të Pochettino-s, lojtari ka qenë afër lamtumirës, por më pas asgjë nuk është konkretizuar. Nga shkurti deri më sot, argjentinasi ka luajtur në kampionatin francez vetëm 55 minuta.

PSG rrezikon të regjistrojë një tjetër operacion me humbjes siç ka ndodhur në të kaluarën me Jese. Pas transferimit në Paris si një lojtar me perspektivë në 2016-ën, kanë ardhur huazimet njëri pas tjetrit, mes Las Palmas, Stoke City, Betis, Sporting Lisbona dhe përsëri Las Palmas.

Për shkak të rrogës që merr Icardi (kontrata i sakdon në 2024-ën), bëhet e vështirë gjetja e një zgjidhje për sulmuesin argjentinas. Megjithatë, skuadrat e interesuara për të nuk mungojnë. Ka shumë mundësi që PSG të gjejë një zgjidhje në bashkëpunim m e klubin që do të vendosë të investojë me ish-sulmuesin e Inter-it.

Duke i hedhur një sy panoramës europiane, zgjidhjet nuk mungojnë: sipas Calciomercato.it, në Itali nuk mund të përjashtohet Juventus-i, që edhe në janar ka menduar për Icardi-n, para se të merrte Vlahovic, por që në sulm do të duhet të bëjë ndryshime të tjera.

Një tjetër zgjidhje mund të jetë Fiorentina, por këtu do të duhej një ndihmë më e madhe nga ana e PSG-së. Është folur edhe për Roma-n, por për momentin duket një opsion më i zbehtë.

Më pas është Premier League dhe La Liga, ku ka skuadra të interesuara për Icardi-n. Mund të vihet në gjurmët e tij edhe Arsenal-i, Manchester United dhe Newcastle. Në Spanjë pëlqehet nga Sevilla, klub që ka marrëdhënia të mira me PSG-në. Një sakrificë mund ta bëjë edhe vetë lojtari, i cili mund të vendosë të reduktojë rrogën për të gjetur vazhdimësinë në fushë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat