Ndeshja Bochum-Monchengladbach u ndërpre, DFB i jep fitoren kësaj skuadre

Futboll

Ndeshja Bochum-Monchengladbach u ndërpre, DFB i jep fitoren kësaj skuadre

Më: 24 mars 2022 Në ora: 18:32
Ndeshja Bochum-Monchengladbach u ndërpre, DFB i jep fitoren kësaj skuadre

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) i ka dhënë fitoren në tavolinë skuadrës së Borussia Monchengladbach.

Ndeshja mes Bochum dhe Monchengladbach ishte ndërprerë për shkak të sjelljeve të pahijshme të tifozëve vendas.

Në momentin e ndërprerjes, skuadra e Gladbach ishte duke prirë me rezultatin 0:2.

Komisioni i DFB ka vendosur që t’i jap fitoren skuadrës mysafire me rezultatin që ishte në momentin kur ndërpritej ndeshja, me arsyetimin se skuadra organizatore merr përgjegjësi për tifozët.

Ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 69’, pasi gjyqtari ndihmës, Christian Dittelmann u godit me gjësende nga tifozët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat