Enis Bardhi merr pasaportë diplomatike të Maqedonisë së Veriut

Futboll

Enis Bardhi merr pasaportë diplomatike të Maqedonisë së Veriut

Më: 26 mars 2022 Në ora: 12:46
Enis Bardhi

Futbollistët e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi dhe Aleksandar Trajkovski si dhe trajneri Bllagoja Milevski do të kenë pasaportë diplomatike të Maqedonisë së Veriut.

Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili theksoi se kjo erdhi nga, siç e quan ai, goli historik dhe fitores së madhe ndaj Italisë.

“Sot, në ora 11:00 në MPJ do të vinë dy futbollistë dhe përzgjedhësi i Përfaqësueses sonë të cilëve do t’u jepen pasaporta diplomatike për shkak të rezultatit me golin e shënuar të Trajkovsit, Enis Bardhit dhe Bllagoja Milevski, sepse ata sot janë ambasadorët tanë më të rëndësishëm dhe meritojnë pasaportën diplomatike”, tha Osmani

Kujtojmë se Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut të enjten mposhti Italinë, ndërsa gjatë ditës së martë pritet të ketë ndeshje të vështirë me Portugalinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat