Monika Ibishaj shënon, Zvicra fiton me rezultat 12:0

Futboll

Monika Ibishaj shënon, Zvicra fiton me rezultat 12:0

Nga: Kemajl Goca Më: 26 mars 2022 Në ora: 18:38
Monika Ibishaj shënon, Zvicra fiton me rezultat 12:0

Kombëtarja e Zvicrës U-17 ka shënuar fitore të thellë me rezultat 12:0 ndaj Kazakistanit U-17. 

Vashat zvicerane treguan lojë shumë të mirë duke e deklasuar rivalen.

Monika Ibishaj u paraqit titullare duke u zëvendësuar nga Eriona Elezi në minutën e 67-të.

Ibishaj shënoi në minutën e 45-të.

Sipas faqes së UEFA-s, golat i realizuan Luyet 3', 5', 73', 81', Beney 11', 18', 39', 90'+2, Wandeler 30', Ibishaj 45' dhe Egli 60', 74'. 

Pas xhiros së dytë të kualifikueseve  për Kampionatin Evropian U-17, League B, Zvicra kryeson me 6 pikë në grupin 5, duke lënë pas Lituaninë 0 e Kazakistanin me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat