(E plotësuar) - Shqipëria e pafat, mposhtet në minutën e fundit me rezultat 2:1 nga Spanja, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e Espanyolit në Barcelonë.
Kur të gjithë menduan se takimi do të mbyllet baras, Olmo realizoi supergol në minutën e 90-të, i cili nga rreth 14-15 metra shënoi në këndin e epërm të majtë të portierit Berisha.
Në minutën e 20-të, Pedri nga 15 metra kërcënon portën shqiptare, por Berisha nuk befasohet!

Në minutën e 43-të, Armando Broja pati mundësi të artë, por paksa u vonua Sokol Cikalleshi për të shtyrë topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë, në minutën e 52-të, harkim nga e djathta në shtyllën e dytë për Morata, ky i fundit ul topin për Sarabia i cili tenton por topi shkon mbi portë.
Në minutën e 56-të, kombinim mes Brojës dhe Balliut në krahun e djathtë. Mbrojtësi nis topin në qendër ku Laçi nuk arrin të devijoj, më pas te Bare i cili gjuan por dërgon topin shumë lart mbi portë.
Berat Gjimshiti në minutën e 75-të nuk u tregua i vëmendshëm dhe Ferran Torres me dinakërinë e tij e mposhti portierin Etrit Berisha.
Në minutën e 78-të, kuqezinjtë pretendojnë për prekje topi me dorë, por gjyqtari nuk mendona ashtu.
Myrto Uzuni barazon rezultatin në minutën e 85-të, duke e shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes spanjolle. Në minutën e 90-të, Olmo shënon për fitoren e Spanjës.
Spanja - Shqipëria 2:1
Stadiumi RCDE në Barcelonë.
Gjyqtar: Farrugia Cann (Malta).
Shënues: Ferran Torres (75’), Olmo (90’) – Uzuni 85’).
Kartona të verdhë: Gjimshiti.
Spanja: Raya, Carvajal (Azpilicueta 72’), Garsia, P. Torres, Alonso (Alba 64’); Gavi (Olmo 65’), Rodri, Pedri; F. Torres, Morata (Pino 72’) dhe Sarabia (Soler 64’).
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli; Hysaj, Gjasula (Ramadani 61’), Laçi (Asllani 78’), Balliu (Roshi 84’); Bare; Broja (Manaj 84’) dhe Cikalleshi (Uzuni 61’).
90' Spanja avancon me 2:1.
85' Një gabim trashanik nga mbrojtja spanjolle, Myrto Uzuni shënon 1:1.
nuk gabon dhe 80' Shqipëria kërkon barazimin.
75' Berat Gjimshti nuk u tregua i vëmendshëm dhe Ferran Torres me dinakërinë e tij e mposhti portierin Etrit Berisha.
74’ Një Shqipëri që po luan me zgjuarsi në mbrojtje.
Spanja - Shqipëria 1:1
Stadiumi RCDE në Barcelonë.
Gjyqtar: Farrugia Cann (Malta).
Kartona të verdhë: Gjimshiti.
Spanja: Raya, Carvajal (Azpilicueta 72’), Garsia, P. Torres, Alonso (Alba 64’); Gavi (Olmo 65’), Rodri, Pedri; F. Torres, Morata (Pino 72’) dhe Sarabia (Soler 64’).
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli; Hysaj, Gjasula (Ramadani 61’), Laçi, Balliu; Bare; Broja dhe Cikalleshi (Uzuni 61’).
77' Spanjollët dominojnë, kanë posedimin e topit për 77 për qind.
65’ Spanja dominuese, por nuk po arrin të shënojë.
61’ Zëvendësimet e para të Shqipëria.
Spanja - Shqipëria 0:0
Kartona të verdhë: Gjimshiti.
Spanja: Raya, Carvajal, Garsia, P. Torres, Alonso; Gavi, Rodri, Pedri; F. Torres, Morata dhe Sarabia
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli; Hysaj, Gjasula (Ramadani 61’), Laçi, Balliu; Bare; Broja dhe Cikalleshi (Uzuni 61’).
60' Shqipëria po mbrohet për mrekulli.
56’ Kombinim mes Brojës dhe Balliut në krahun e djathtë. Mbrojtësi nis topin në qendër ku Laçi nuk arrin të devijojë. Sfera kthehet më pas te Bare i cili gjuan por dërgon topin shumë lart mbi traversë.
54' Shqipëria është në presion të madh nga Spanja.
50' Shqipëria në presion të madh.
48' Spanja e fillon furishëm pjesën e dytë. Rodrigo godet nga distanca por për fat topi devijohet në korrne.
46' Fillon pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë, Spanja - Shqipëria 0:0.
Spanja - Shqipëria 0:0
Kartona të verdhë: Gjimshiti.
Spanja: Raya, Carvajal, Garsia, P. Torres, Alonso; Gavi, Rodri, Pedri; F. Torres, Morata dhe Sarabia
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli; Hysaj, Gjasula, Laçi, Balliu; Bare; Broja dhe Cikalleshi.
44' Karton i verdhë për Gjimshitin.
43' Armando Broja pati mundësi të artë, por paksa u vonua Sokol Cikalleshi për të shtyrë topin në rrjetë.
41' Deri me tash nuk ka ndonjë rast ideal, me përjashtim të Pedrit në minutën e 20-të.
38' Korneri i parë për Shqipërinë.
33' Spanja ka 80 për qind të pronësisë së topit.
Spanja – Shqipëria 0:0
Spanja: Raya, Carvajal, Garsia, P. Torres, Alonso; Gavi, Rodri, Pedri; F. Torres, Morata dhe Sarabia
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli; Hysaj, Gjasula, Laçi, Balliu; Bare; Broja dhe Cikalleshi.
30' Të dy Kombëtaret po angazhohen me mish e më shpirt.
27' Spanjollët po orvaten me të gjitha forcat për të shënuar.
23' Shqipëria po luan mjaft mirë.
20' Një pakujdesi e mbrojtjes shqiptare, por portieri Berisha e priti gjuajtjen e Pedrit nga rreth 16 metra.
19' Lojë e mirë, iniciativën e ka Spanja.
16' Spanja - Shqipëria 0:0.
13' Ivan Balliu paksa kërcënon Spanjën.
10' Shqipëria po mbrohet mirë ndaj Spanjës.
5' Spanja ka shtuar presionin.
2' Sfidë e vështirë për Shqipërinë në stadiumin e Espanyolit në Barcelonë.
1' Fillon ndeshja.
Spanja dhe Shqipëria ndeshen në Barcelonë, në një miqësore luksi
Futbollistët shqiptarë synojnë të dalin të pamposhtur në përballjen me “Furinë e Kuqe”.
Spanja – Shqipëria