Real Madrid mund të sigurojë shërbimet e francezit

Futboll

Real Madrid mund të sigurojë shërbimet e francezit

Më: 27 mars 2022 Në ora: 12:52
Real Madrid mund të sigurojë shërbimet e francezit

Real Madrid mund të sigurojë shërbimet e Kylian Mbappe dhe Erling Haaland verën e ardhshme pa tejkaluar tavanin e rrogave për vitin 2022.

Prej shumë kohësh flitet për një transferim me kosto zero të Kyalian Mbappe nga Paris Saint-Germain te madrilenët në fundin e këtij sezoni, kur kontrata e lojtarit me francezët do të skadojë.

PSG është i vendosur ta bindë Mbappe të rinovojë, por ish-ylli i Monaco duket se është bindur të largohet.

Situata e Haaland te Borussia Dortmund është pak më e komplikuar. Norvegjezi ka një klauzolë prej 75 milionë eurosh në kontratën e tij me verdhezinjtë, por janë të shumtë klubet e mëdha që interesohen për të.

Real Madrid do të duhet të mposhtë konkurrencën e disa superfuqive të tjera të futbollit europian për Haaland, por La Liga ka konfirmuar se klubi nuk do ta kalojë tavanin e rrogave në 2022-shin nëse goditja e dyfishtë do të realizohet.

Siç ka bërë të ditur Diario AS, tavani aktual i rrogave te Real Madrid është 528 milionë euro, me synimin për ta çuar në 739 milionë euro në bazë të të ardhurave të klubit.

Klubi pritet të shkurtojë 60 milionë euro nga shpenzimet për rrogat me largimin e të paktën tre yjeve në merkaton e verës, me Mbappe që pritet të fitojë 25 milionë euro në sezon në Bernabeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat