Rooney zbulon si iu përgjigj interesimit të Fergusonit kur ishte vetëm 14 vjeç

Futboll

Rooney zbulon si iu përgjigj interesimit të Fergusonit kur ishte vetëm 14 vjeç

Më: 28 mars 2022 Në ora: 12:58
Rooney zbulon si iu përgjigj interesimit të Fergusonit kur ishte vetëm 14 vjeç

Wayne Rooney, ish-sulmuesi i famshëm i Evertonit, Manchester United dhe përfaqësueses së “Tre Luanëve”, tashmë trajner i Derby County-t në Championship, duke folur për karrierën e tij, ka treguar se si ka qenë kontakti i parë me Manchester United. Kur ishte 14 vjeç, Rooney u kontaktua nga “Djajtë e Kuq” për të nënshkruar me ta, por ish-futbollisti nuk donte të largohej nga Evertoni.

“Sir Alex Ferguson u përpoq të nënshkruante me mua kur isha 14 vjeç.

Po fliste në telefon me mamin dhe babin tim. Ata më thanë: “Alex është në telefon, Manchester United dëshiron të nënshkruajë me ty”. U thashë prindërve t’i thoshin Fergusonit “ik mbushu”, sepse doja të luaja për Evertonin”, – shpjegoi 36-vjeçari gjatë një eventi. – “Pastaj, me kalimin e kohës, kuptova se duhej të luaja për Alex Fergusonin. Ai ishte arsyeja që unë nënshkrova për United”.

Në moshën 16-vjeçare, ai u bë lojtari më i ri në histori që shënon në Premier League dhe në moshën 18-vjeçare veshi për herë të parë fanellën e “Djajve të Kuq”, për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e këtij klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat