Ja çfarë shkruan gazeta zvicerane “Blick” për Agim Ademin dhe telashet në FFK

Futboll

Ja çfarë shkruan gazeta zvicerane “Blick” për Agim Ademin dhe telashet në FFK

Më: 29 mars 2022 Në ora: 12:01
Agim Ademi

Miqësorja ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës që do të zhvillohet sot po merr vëmenjde të madhe nga të gjitha anët ku ndodhen tifozët shqiptar të futbollit për shkak se kjo është sfida e parë ndërmjet këtyre dy vendeve dhe yjet shqiptar të Zvicrës do të luajnë kundër vendit të tyre.

Është gazeta gjermane “Blick” ajo që ditët e fundit ka shkruar shumë artikuj për këtë sfidë, por ky medium nuk e ka lënë pa shkruar edhe për zhvillimet e fundit brenda Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në lidhje me situatën brenda FFK-së, “Blick” shkruajn duke u bazuar në raportimet e mediave kosovare mbi arrestimin e Agim Ademit si dhe garës së tij për të parin e kësaj federate në ballafaqim me kundërkandidatin Gramoz Vokrri, kandidatura e të cilit së fundi u shpall e pa vlefshme.

“Para duelit kundër Zvicrës (sot në orën 18:00 në Letzigrund), në futbollin kosovar po lulëzon një luftë për pushtet. Pikërisht nga shefi i shoqatës Agim Ademi. Dy javë më parë, mediat në Kosovë ishin të mbushura me titujt: “Arrestohet shefi i shoqatës së futbollit Agim Ademi”. 59-vjeçari sihte në polici dhe u mbajt në paraburgim. Akuza: Mësohet se ka sulmuar fizikisht një punonjës të shoqatës. Një ditë më vonë ai u la i lirë, mohoi akuzat në rrjetet sociale dhe foli për dëmtim të reputacionit të tij”, thuhet në artikullin e gazetës zvicerane..

“Zgjedhjet e reja priten në fillim të prillit. Përveç Ademit, i cili është kryetar që nga viti 2018, në garë është edhe Gramoz Vokrri, djali i ish-presidentit Fadil Vokrri. Dhe pikërisht me këtë mësohet se është marrë edhe punonjësi i shoqatës i dyshuar i sulmuar. Gjithashtu, kërkesa e parë e Vokrrit për kandidim u tha se ishte refuzuar”, vazhdon “Blick” në shkrimin e saj.

Kujtojmë që zgjedhjet e përcaktuara të mbahen më 6 prill për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës kanë ngjallur diskutime të shumta. Së fundi, Gramoz Vokrri e ka paditur FFK-në për anulimin e kandidaturës së tij si dhe ka bërë kërkesë për pezullimin e vendimit për mbajtjen e këtij kuvendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat