Zbulohet prapaskena, Cavani e kuptoi që ja kishin marrë numrin 7 kur mbërriti në dhomën e zhveshjes

Futboll

Zbulohet prapaskena, Cavani e kuptoi që ja kishin marrë numrin 7 kur mbërriti në dhomën e zhveshjes

Më: 29 mars 2022 Në ora: 17:39
Cristiano Ronaldo

Ndryshe nga raportimet në shtypin anglez të asaj kohe, ku raportohej se ishte vetë Edinson Cavani ai që i dorëzoi numrin 7 Cristiano Ronaldos, e përditshmja AS garanton këtë të martë se lojtari uruguaian nuk ishte as i informuar se numri 7 do mbahej nga portugezi.

Në katër ndeshjet e para të Premier League këtë sezon, Cavani mbante numrin 7 në shpinë.

Dhe vetëm kur mbërriti në dhomën e zhveshjes për ndeshjen kundër Newcastle kuptoi se nuk e kishte më atë numër dhe i ishte dhënë numri 21 (të cilin e përdor, në kombëtaren e Uruguait).

Në mënyrë që Ronaldo të mund të përdorte këtë numër, Manchester United madje duhej t’i bënte një kërkesë të veçantë Premier League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat