Presidenti i PSG-së sulmon Agnellin dhe Perez

Futboll

Presidenti i PSG-së sulmon Agnellin dhe Perez

Më: 31 mars 2022 Në ora: 15:43
Presidenti i PSG-së sulmon Agnellin dhe Perez

Naser Al Khelaifi ka lëshuar sot një intervistë të gjatë për “BBC” ku ka folur edhe mbi temën e nxehtë të Superligës.

Ai ka shpjeguar se pse ishte kundër kësaj ideje që në fillim dhe ka sulmuar përsëri ashpër Andrea Agnellin, i cili ka thënë së fundmi se projekti është ende i gjallë.

“Në Ukrainë njerëzit po vdesin, nuk kanë vend ku të flenë dhe ne diskutojmë për Superligën? Të tre klubet që e duan, nuk kanë një vizion financiar afatgjatë. E dinë që nuk ekziston mundësia dhe vazhdojnë të flasin për kontratën e tyre ligjore.

Ajo që harrojnë është që futbolli është një kontratë sociale, jo ligjore, ndërsa ata valëvitin një copë letër. Edhe unë dua që të luaj ndeshjet e mëdha dhe e di se çfarë do publiku, por nuk mund të themi: ‘Je një klub i vogël, jashtë!’ Duhet të jetë një sistem i hapur, nën organizatën drejtuese, që të ketë respekt për të gjithë”, theksoi drejtuesi i PSG-së i cili është njëkohësisht edhe presidenti i ECA, organizatës që bashkon klubet europiane.

“Me Perez jemi takuar për sfidën e Ligës së Kampione dhe kam qenë shumë i ashpër me të”, vijoi ai. “i thashë që isha i lumtur që po flisja, por nëse do të bënte gjëra pas shpinës time, nuk më interesonte.

Më ftuan në Superligë dhe mund të merrja çekun prej 400 milionë eurosh, por pastaj kur u thashë ‘jo’, thanë që nuk më kishin ftuar. Nëse do të mendoja për veten, mund të pranoja, sidomos gjatë pandemisë. Por çfarë të themi për të gjithë sistemin, për tifozët dhe vlerat që përfaqësojmë?”, ishte deklarata e Al Khelaifit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat