Ylli i Barcelonës mungon në ndeshjen kundër Sevillas, teston pozitiv me Covid-19

Futboll

Ylli i Barcelonës mungon në ndeshjen kundër Sevillas, teston pozitiv me Covid-19

Më: 2 prill 2022 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Gjiganti katalunas Barcelona do t’i rikthehet aksionit në La Liga këtë të diele, ku do të përballet me skuadrën e Sevillas.

Tani, është konfirmuar që sulmuesi Luuk de Jong do të mungojë në përballjen e Barcelonës me ish-klubin e tij Sevillan, pasi që ka testuar pozitiv me Covid-19.

Barça tregoi që pranë ndeshjes së La Ligas në stadiumin “Camp Nou”, holandezi e ka kontraktuar Covid-19, por që është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sulmuesi 31 vjeçar ka qenë një zëvendësues i pa përdorur nga trajneri Xavi në tri ndeshjet e fundit të Barcelonës.

Që nga huazimi i tij nga Sevilla te Barcelona, këtë sezon De Jong ka arritur të shënojë gjashtë herë në 22 ndeshje për gjigantin katalunas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat