​Ndeshja qe vendos titullin? Ballkani gati për sfidën ndaj Gjilanit

Futboll

​Ndeshja qe vendos titullin? Ballkani gati për sfidën ndaj Gjilanit

Më: 2 prill 2022 Në ora: 16:37

Ballkani, si lider i tabelës, dhe Gjilani, si ndjekës i parë, do të ballafaqohen në krye ndeshjen e xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra nga Suhareka ka pesë pikë më shumë se ajo nga Gjilani në renditje dhe një fitore eventuale do ta bënte skuadrën e trajnerit Ilir Daja favorite kryesore për titullin.

Gatishmëria për këtë luftë te Ballkani nuk mungon aspak dhe qendërmbrojtësi Bajram Jashanica thotë se në këtë drejtim ka shërbyer shumë pauza e bërë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.

Jashanica: Pushimi për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare na ka shërbyer shumë

"Deri më tani kemi treguar një formë pothuajse shumë të mirë dhe këto pauzat i kemi shfrytëzuar që të përgatiteni edhe për këtë ndeshjen që e kemi me Gjilanin. Kemi pasur kohë të riaftësohemi pas atyre ngarkesave që kemi marrë pothuajse të mërkurë, shtune, diele që kemi pasur ndeshje dhe besoj që jemi në rrugën e duhur dhe pothuajse lojtarët të gjithë janë në formë optimale", tha Jashanica.

Një fitore ndaj Gjilanit, sipas Jashanicës, do të ishte hap i madh për Ballkanin në luftën për titull.

Jashanica: Fitorja ndaj Gjilanit do të ishte hap i madh për ne

"Po morëm një rezultat të mirë dhe të shkëputemi tetë pikë është një epërsi e madhe por ne do të shkojmë të bëjmë ndeshjen e radhës siç zakonisht i kemi bërë të gjitha që nga janari dhe shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv", theksoi  Jashanica.

Ndryshe nga Jashanica, futbollisti tjetër i Ballkanit, Armend Thaçi, thotë për KosovaPress se pavarësisht rezultatit, kjo ndeshje nuk do të vendosë asgjë sa i përket titullit kampion.

Thaçi: Sfida me Gjilanin nuk e vendosë titullin

"Pavarësisht çfarëdo rezultati është vetëm një ndeshje që nuk e vendosë titullin kampion për shkak se janë edhe nëntë ndeshje të tjera pas Gjilanit. Kemi qenë edhe sezonin e kaluar jo vetëm pesë pikë apo nëse e fitojmë këtë do të dalim tetë, keminëenë edhe 10, 12 apo edhe 15 pikë para dhe e kemi humbur të gjithë sezonin. Nuk është se do të vendosë gjithçka. Nëse arrijmë ta fitojmë do të nja jap një motiv shtesë për ecurinë e kampionatit dhe një qetësi sado pak më të madhe mirëpo nuk është që e vendos, e mbyll apo e hap kampionatin kjo ndeshje", tha fillimisht Thaçi.

Sa i përket cilësive të skuadrave, Jashanica e vlerëson lartë rivalin e së dielës për të cilin thotë se ka në përbërje lojtarë shumë cilësorë.

Jashanica: Gjilani është skuadër me lojtarë shumë cilësorë

"Është skuadër e mirë. Ka lojtarë shumë cilësorë aty, si në mbrojtje, mesfushë apo edhe në sulm, normalisht ne e kemi përgatitir ndeshjen shumë mirë, kemi parë pikat e forta dhe të dobëta ku i ka kundërshtari dhe normalisht që do ta vlerësojmë maksimalisht" shtoi Jashanica.

Thaçi e sheh Gjilanin si skuadrën më të fortë në Superligën e Kosovës, por thotë se Ballkani është i gatshëm për luftë deri në fund.

Thaçi: Gjilani është ndër skuadrat më të forta në Superligën e Kosovës

"Vet fakti që është e dyta në tabelë, ka të gjitha ato pikë, është e dyta në tabelë normal që është prej ekipeve më të mira në ligë, më cilësore në ligë. Ka shumë individë që janë në gjendje ta vendosin ndeshjen, e ka edhe trajnerin që është shumë motivues, shumë luftëtar i madh dhe normal që do të jetë shumë vështirë për ne mirëpo jo edhe e pamundur për shkak se edhe ne duke e ditur cilësinë e ekipit, formën që po kalojmë si ekip, si individ, do të jetë një ndeshje shumë e hapur për të dy ekipet. Nuk është që ka favorit, do të jenë disa imtësia që do ta vendosin ndeshjen" , ka thënë Thaçi.

Të dy yjet e Ballkanit kanë thënë në fund se në luftë për titull janë edhe skuadra si Drita dhe Llapi.

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Gjilan me fillim nga ora 13:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat