Guardiola: Duhet të fitojmë tetë ndeshje që të jemi kampion

Futboll

Guardiola: Duhet të fitojmë tetë ndeshje që të jemi kampion

Më: 3 prill 2022 Në ora: 11:42
Pep Guardiola

Pep Guardiola, tha se ekipi i tij duhet të fitojë tetë ndeshjet e mbetura, nëse duan të jenë kampion të Premier Ligës.

Manchester City janë në një garë të ngushtë me Liverpool për titull të Premier Ligës.

‘Citizens’ kanë 73 pikë, ndërsa ‘Reds’ kanë 72 pikë gjithsej.

‘Lufta’ për titull të njërës nga ligat më të forta në botë, Premier Ligë, sa vjen e bëhet më e nxehtë.

City arritën fitore në xhiron e fundit ndaj Burnley, ashtu edhe Liverpool ndaj Watford.

Xhiroja e ardhshme e 31-ta në Premier Liga, i përketë derbit Manchester City – Liverpool. Ndeshje kjo që mund të jetë vendimtare për titull.

Në lidhje se kush do të jetë kampion në Angli, foli edhe trajneri i City Pep Guardiola.

Ai, tha se ekipi i tij do duhet të fitojnë tetë ndeshjet e mbetura, nëse duan të shpallen kampion.

“Tani ne duhet të fitojmë tetë ndeshje, përndryshe nuk do të jemi kampion”, tha Pep për BBC.

Super ndeshja në mes Manchester City dhe Liverpool zhvillohet më 10 prill (e diele), me fillim nga ora 17:30, në ‘Etihad Stadium’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat