​Policia tregon nëse ka të arrestuar për incidentin Gjilani-Ballkani

Futboll

​Policia tregon nëse ka të arrestuar për incidentin Gjilani-Ballkani

Më: 3 prill 2022 Në ora: 19:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Xhiro e 27-të e Superligës së Kosovës në futboll u mbulua nga një hije e zezë që erdhi nga superderbi ndërmjet Gjilanit dhe Ballkani dhe që po zhvillohej në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Një incident i ndodhur në sekondat e fundit të ndeshjes bëri që ndeshja të ndërpritej. Disa tifozë të skuadrës vendase zbarkuan në fushë dhe e sulmuan fizikisht portierin e Ballkanit Stivi Frashëri i cili përfundoi në spital pas goditjeve që mori.

Policia e Kosovës tashmë ka nisur hetime për këtë rast, por ende nuk ka të arrestuar.

“Kanë nisur hetimet për rastin “Lëndim trupor”, por që ende nuk ka ndonjë person të arrestuar. Hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë për KosovaPress Ismet Hashani, zëdhënë i Policisë Rajonale të Gjilanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat