​Shkon në pesë numri i të arrestuarve për sulm ndaj portierit të Ballkanit

Futboll

​Shkon në pesë numri i të arrestuarve për sulm ndaj portierit të Ballkanit

Më: 3 prill 2022 Në ora: 22:48
Sulmi në fushë të futbollit

Policia e Kosovës në Gjilan ka bërë të ditur se ka shkuar në pesë numri personave të arrestuar gjatë incidentit të ndeshjes Gjilan-Ballkani.

Në këtë incident portieri mysafir Stivi Frashëri u sulmua fizikisht nga tifozët vendës, në momentet e fundit të ndeshjes pranë rezultatit 1:1.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjilan Ismet Hashani ka konfirmuar se policia ka ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të arrestimit të personave të dyshuar dhe sjelljes së tyre para organeve të drejtësisë.

“Si rezultat i hetimeve intensive, deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar, dy nga të dyshimtit pas intervistimit në bazë të procedurav ligjore ndalen për 48 orë për veprën penale "Lëndim trupor", ndërsa tre të tjerë "prishje e rendit dhe qetësisë publike", rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka thënë ai.

Hetimet dhe veprimet policore lidhur me rastin janë duke vazhduar dhe se të gjitha veprimet policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat