Ajet Shosholli - selektori i sakrificave, sot 3 dekada nga ndeshja e parë e Kombëtares së Kosovës

Futboll

Ajet Shosholli - selektori i sakrificave, sot 3 dekada nga ndeshja e parë e Kombëtares së Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 5 prill 2022 Në ora: 12:11
Ajet Shosholli, duke iu dhënë instruksione lojtarëve më 5 prill të vitit 1992 në Tetovë

Sot bëhen tre dekada kur Kombëtarja e Kosovës e zhvilloi ndeshjen e parë në rrafshin ndërkombëtar. 
Kosova ballafaqohet me Shkëndijen në Tetovë më 5 prill të vitit 1992.

Ndeshje që zgjoi emocione të mëdha në stadiumin e Tetovës, mijëra shqiptarë në stadium, ndërsa Kosova fitoi me rezultat të thellë 4:0.

Selektori i parë i Kosovës, Ajet Shosholli, në rrethana të vështira, tuboi futbollistët më të mirë në përballjen me Shkëndijen, një ndeshje që gjithmonë do të shënohet me shkronja të arta, sfida e parë e dardanëve në rrethana të pazakonta! 

Image

Me 14 shkurt të vitit 1993, Kombëtarja e Kosovës në Tiranë 

Ajet Shosholli, selektori i parë, njeriu i sakrificave, nuk e kishte të lehtë të përzgjedhë më të mirët në atëkohë, kur Kosova ishte e okupuar nga makineria kriminale e pushtuesit serb. 

Shosholli mori guximin duke tubuar futbollistët më të mirë dhe udhëtuan në Tetovë, në kohën kur jeta rrezikohej në çdo sekondë.

Ky takim ka qenë i veçantë edhe për Shkëndijen sepse pas shumë viteve u riaktivizua pasi që kishin pushuar aktivitetin për shkak të presionit nga maqedonët. Tetovarët riaktivizohen në vitin 1992 kur Maqedonia u pavarësua nga ish Jugosllavia. Ndeshje që do të mbetet gjithmonë në histori, si ndeshje e parë për Kosovën dhe për Shkëndijen që u riaktivizua pas shumë viteve.

Ajet Shosholl si sot e kujton këtë ndeshje të 5 prillit, një ndeshje që kurrë nuk harrohet, duke pasur parasysh rrethanat e rënda dhe kërcënimet e vazhdueshme nga pushtuesi serb. 

Në ditën e sotit, para 30 viteve Kombëtarja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë të saj pas pavarësimit të futbollit kosovar.

Ndeshja u zhvillua me ekipin e Shkëndisë në stadiumin e Tetovës para afro dhjetë mijë shikuesve dhe përfundoi me rezultatin 4:0 në të mirë të Kosovës e që nuk ishte rezultati shumë më rëndësi, sa ishte me rëndësi paraqitje apo reprezentimi i kombëtares së Kosovës e që në fakt është zanafilla e kombëtares tonë.

Përgëzime dhe urime për të gjithë pjesëmarrësit e kësaj ndeshje duke filluar prej kryesisë të parë të FFK-së, futbollistëve, trajnerëve  dhe të gjithë akterve të tjerë të kësaj ndeshje.

Faleminderim i posaçëm për nikoqirin, ekipin e Shkëndisë ku për tri ditë qëndrimi në Tetovë hasëm në mikpritje të jashtëzakonshme si nga anëtarët e kryesisë po ashtu edhe nga gjithë qytetarët e Tetovës”, ka shkruar Shosholli në profilin e tij në facebook.

Pas dhjetë muajsh e zhvilluan edhe ndeshjen tjetër ndërshtetërore, Shqipëria - Kosova. Me 14 shkurt të vitit 1993, në stadiumin “Selman Stlrmasi” u zhvillua ndeshja miqësorja, Shqipëria e mposhti Kosovën me rezultat 3:1. Vitet e sakrificës, vitet që mbajtën gjallë futbollin dhe i dhanë flakaresh të fuqishëm regjimit serb.

Shkëndija - Kosova 0:4

Stadiumi Tetovë.
Shikues: Afro 10.000.
Gjyqtarët Shinasi Berisha nga Prishtina, delegatë të ndeshjes ishin Sani Arif nga Tetova dhe Xhafer Morina nga Prishtina.
Kosova: Ahmet Beselica, Fadil Berisha, Bashkim Radogoshi, Arsim Gashi, Isa Sadriu, Skënder Shengyli, Bakir Burri, Suad Keçi, Ibrahim Domi, Genc Hoxha dhe Ramiz Krasniqi, ndërsa në vazhdim u inkuadruan edhe: Florent Karahoda, Sabit Osmani, Bejtush Bejta, Afrim Tovërlani, Remzi Hashani, Arbër Grabovci, Endri Salihu, Bekim Mulliqi dhe Adnan Aliu".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat