Tifozët grek nuk e përtypin dot humbjen, godasin me një copë gjigante qelqi

Futboll

Tifozët grek nuk e përtypin dot humbjen, godasin me një copë gjigante qelqi

Më: 8 prill 2022 Në ora: 17:38
Tifozët grek nuk e përtypin dot humbjen, godasin me një copë gjigante qelqi

Sfida mes Marsejës dhe PAOK-ut ka rezultuar ndër ndeshjet më problematike të kësaj jave, nisur nga situatat e dhunës të shkaktuara nga tifozët në stadium.

Pas përleshjeve mes 2 tifozerive përpara startit të sfidës, gjatë ndeshje në qendër të sulmeve nga tifozët janë bërë lojtarët e skuadrave, me kapitenin e Marsejës, Pajet, i cili u godit me një copë gjigante qelqi nga tifozët e PAOK-ut.

Pajet tenton të kryej një goditje nga këndi, por nuk lejohet nga tifozët e PAOK-ut pas tij që e godasin me një copë qelqi. Sulmuesi francez i ka tërhequr vëmendjen kryesorit të sfidës duke i treguar objektin me të cilin është goditur.

Pak çaste më vonë arbitri ka lejuar rifillimin e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat