Xavi: Të enjten do të kemi nevojë për tifozët në Camp Nou

Futboll

Xavi: Të enjten do të kemi nevojë për tifozët në Camp Nou

Më: 8 prill 2022 Në ora: 19:03
Xavi Hernandez

Pas barazimit në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa Ligës, ndaj Eintracht Frankfurt, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez kërkon mbështetjen e tifozëve.

Barcelona është ndarë baras 1:1 me Eintracht Frankfurt, në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa Ligës.

Pas përfundimit të ndeshjes kundër ekipit gjerman, Xavi ka kërkuar mbështetjen e tifozëve për të ndihmuar ekipin të kalojë në gjysmëfinale të Europa Ligës.

“Të enjten do të kemi nevojë për publikun në Camp Nou për të na ndihmuar".

Shpresojmë që stadiumi do të jetë plot si sot, sepse publiku ka qenë vendimtar në mbështetjen e lojtarëve dhe tani është radha jonë”, tha Xav.

Mbrëmë Barcelona në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa Ligë u nda baras 1:1 kundër Eintracht Frankfurt,

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Camp Nou më 14 prill (e enjte), me fillim nga ora 21:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat