Shqiptari shkëlqen në Belgjikë, shënon golin e dhjetë në këtë edicion 

Futboll

Shqiptari shkëlqen në Belgjikë, shënon golin e dhjetë në këtë edicion 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2022 Në ora: 14:09
Shqiptari shkëlqen në Belgjikë, shënon golin e dhjetë në këtë edicion 

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut U-21, Erdon Daci, ka shënuar gol në Ligën e Dytë të Belgjikës. 

Ai është ndër me të merituarit për fitoren e Westerlos, duke e mposhtur në udhëtim me rezultat 6:2 Mouscron-in, në kuadër të javës së 27-të.

Futbollisti Daci realizoi në minutën e 57-të, duke e ngritur epërsinë në 1:4. 

Ky ishte goli i dhjetë në këtë sezon për sulmuesin shqiptar me fanellën e Westerlos.

Daci u zëvendësua në minutën e 71-të. 

Westerlo tashmë ka siguruar një vend në ligën më të fortë belge në sezonin e ardhshëm, duke kryesuar me 55 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat