Reali arkëton tre pikë të reja, kurrë më afër titullit 

Futboll

Reali arkëton tre pikë të reja, kurrë më afër titullit 

Nga: K.G. Më: 9 prill 2022 Në ora: 22:50
Reali arkëton tre pikë të reja, kurrë më afër titullit 

Real Madridi vazhdon me hapa të fuqishëm drejt titullit të kampionit në Spanjë.

Shtatë javë para se të bie perdja e kampionatit, Reali ka epërsinë 12 pikë nga pozita e dytë, Sevilla.

Madrilenët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Getafe-s, në takimin e javës së 31-të.    

Getafe u mundua me tërë mundësitë e saja, por nuk arriti të shkëpus pikë në “Santiago Bernabeu”.

Golat i realizuan Casemiro (38') e Lucas (68').

Reali kryeson me 72 pikë, ndërsa Getafe renditet në pozitën e 14-të me 32 sosh.  

Benzema i prin listës së shënuesve me 24 gola, duke lënë pas Vinicius (Real) me 14 gola, Juanmi (Betis), De Tomas (Espanyoli), Unal (Getafe) 14 etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat