I theu celularin, pendohet Ronaldo, portugezi i bën ofertën

Futboll

I theu celularin, pendohet Ronaldo, portugezi i bën ofertën

Më: 10 prill 2022 Në ora: 11:08
I theu celularin, pendohet Ronaldo, portugezi i bën ofertën

Manchester Utd u mposht dje me rezultatin 1:0 në transfertë ndaj Evertonit, por kjo nuk ka qenë ngjarja e vetme e pakëndshme për “Djajtë e Kuq”.

Ronaldo i ka hequr celularin një tifozi që po bënte foto në afërsi të tunelit që të dërgon në dhomat e zhveshjet duke e hedhur përtokë dhe duke e thyer atë.

Për këtë episod ylli portugez ka reaguar në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” duke i kërkuar falje tifozit dhe duke i bërë një ofertë joshëse:

“Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç po përballemi. Gjithsesi, duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur.

Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë mbështetës të shikojë një ndeshje në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive.”, shkroi Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat