Longo: Delegati më ka kërcënuar dhe ofenduar me fyerje

Futboll

Longo: Delegati më ka kërcënuar dhe ofenduar me fyerje

Më: 10 prill 2022 Në ora: 12:54
Longo

Kukësi ka barazuar ditën e djeshme me rezultatin 1-1 ndaj Egnatias, në stadiumin e qytetit të Kamzës, nga ku verilindorëve u është anuluar një gol për shkak se Bruno Lulaj ka shënuar me dorë.

Trajneri i Kukësit, Diego Longo me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se stadiumi i Kamzës ishte stadiumi i vetëm që ka refuzuar kategorikisht dhe se është kërcënuar dhe ofenduar me fyerje seksiste nga delegati i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Vlen të theksohet se më pas tekniku italian e ka fshirë këtë postim nga profili i tij.

“Mund të them se luajtëm një pjesë të parë të mahnitshme dhe mund të kishim bërë më mirë në pjesën e dytë. Mund të thoja që në letër ishim në shtëpi, por u detyruam të luanim në stadiumin e vetëm të cilin e kisha refuzuar absolutisht sepse më shumë se një fushë futbolli është një fushë patate.

Mund të them që në minutën e 89-të shënuam dhe fituam ndeshjen. Mund të them që në pas ndeshjes jam kërcënuar dhe ofenduar me fyerje seksiste nga delegati i Federatës për shkak se kam kërkuar mendim për keqpërdorimin e Var. Unë nuk do ta bëj atë. Ndonjëherë është më mirë të heshtësh”, ishte postimi i Diego Longos, që më pas u fshi nga vetë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat