Abramovich po synon të blejë skuadrën e madhe të La Liga

Futboll

Abramovich po synon të blejë skuadrën e madhe të La Liga

Më: 10 prill 2022 Në ora: 17:33
Oligarku rus, Roman Abramovich

Oligarku rus, Roman Abramovich mund të mos jetë tërhequr përfundimisht nga bota e futbollit.

Ish-pronari i Chelsea është në pritje që të shes skuadrën londineze dhe thuhet se është në negociata për të blerë një tjetër skuadër.

Kësaj radhe, Abramovich, sipas raportimeve nga ‘Mirror’, do të blejë një skuadër spanjolle.

Bëhet fjalë për një skuadër të njohur spanjolle, e cila përkundër historisë së saj, së fundmi pati krizë ekonomike.

Valencia pritet të jetë skuadra e radhës që blihet nga Abramovich.

Mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të jetë e mundur për oligarkun rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat