Baseli kthehet me një pikë në duel me St. Gallenin, sfidë që u zhvillua në stadiumin “Kybunpark” në St. Gallen.
Ballafaqimi mes këtyre rivalëve përfundoi baras (2:2).
Për St. Gallenin shënuan Duah (20'), Guillemenot (65') e për Baselin Stergiou (29' - autogol), Millar (68').
Futbollisti Taulant Xhaka u paraqit standard për Baselin dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 60-të.
Për St. Gallenin u paraqitën dy shqiptarë, Bastien Toma futet në minutën e 46-të e Betim Fazliji në atë të 76-tën.
Pas javës së 29 në elitën e futbollit zviceran, Zurich kryeson me 63 pikë, duke lënë pas Baselin me 52, Young Boys në të tretin me 47 e St. Gallenin është i pesti me 41.