PSG-ja bën gati 50 milionë euro për sulmuesin e Milanit

Futboll

PSG-ja bën gati 50 milionë euro për sulmuesin e Milanit

Më: 12 prill 2022 Në ora: 13:10
PSG-ja bën gati 50 milionë euro për sulmuesin e Milanit

Sezoni i mrekullueshëm i Rafael Leaos me fanellën e Milanit sigurisht që nuk mund të kalonte pa u vënë re, pavarësisht paraqitjeve të tij të fundit të cilat nuk kanë qenë aspak të kënaqshme.

Në fakt, në merkato, disa klube të mëdha europiane po mendojnë të investojnë te portugezi për sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve të “Le10Sport”, PSG-ja do të ishte skuadra më me ngut në këtë aspekt, duke marrë parasysh mundësinë e lamtumirës së Kilië Mbapesë në verë.

Leao po negocion rinovimin me Milanin, edhe nëse nuk ka gjetur ende sheshin e duhur. Gjithsesi, kërkesat nga kuqezinjtë janë shumë të larta dhe nuk ka gjasa që sulmuesi të largohet nga Milani për 50 milionë euro që janë gati të investojnë parisienët.

Ndërkohë, vetë sulmuesi duket i qetë siç e ka dëshmuar edhe në një postim ku ka cituar Biblën: “Një përgjigje e qetë qetëson mërzinë, ndërsa një fjalë thumbuese provokon tërbimin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat